Kukës, s'morën lekët e përmbytjes
300 familje kërcënojnë me grevë urie

29 Prill 2016, 10:27| Përditesimi:

  • Share
300 familjet e fshatit Ram’has, në Kukës të cilëve iu përmbytën pronat e tyre nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1987, kanë paralajmëruar grevë urie pasi ende nuk është marrë asnjë masë për dëmshpërblimin e tokave të përmbytura.

Përfaqësuesit e këtyre familjeve thonë se, premtimet e pushtetarëve, kryesisht gjatë fushatave elektorale nuk kanë munguar, por ende nuk është marrë ndonjë masë konkrete për zgjidhjen e problemit më shumë së 24-vjeçar.

Ata thonë se i janë drejtuar me shkresa zyrtare institucioneve vendore e qëndrore, por deri tani kanë gjetur vetëm heshtje.
 
Paralajmërimi për grevën e urisë është bërë në një kohë kur, sipas banorëve, situata ekonomike e tyre është përkeqësuar.
 
Familjeve të zonës së Ram’hasit iu janë përmbytur nga ujrat e basenit ujëmbledhës të Fierzës 92 hektar tokë.

Duke parë që pushteti nuk don që ta ngrejë këtë problem pas datës 10 maj ne do të marrim masa nga më të ashprat duke filluar nga protestat” thotë një banor.

Ndërsa një tjetër shton se, “Kemi tokë mbi 92 hektar që që janë të përmbytura nga liqeni i Fierzës”.

 Deri tani nga qeveritë e viteve të ndryshme 600 familje të përmbytura kanë përfituar nga kompensimi i tokave në fshatrat e Lushnjës, Durrësit dhe Tiranës ndërkohë që 4400 familje të tjera akoma shpresojnë për një kompensim të tyre.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?