Kukës, rrugët kombëtare e rurale mes mbetjeve urbane e inertesh

27 Shkurt, 18:26| Përditesimi: 27 Shkurt, 19:05

  • Share

Kukes- Në rrugët kombëtare dhe rurale në Kukës kudo të zë syri mbetje urbane dhe inerte. Qytetarët dhe bizneset private prej kohësh kanë hedhur mbetjet në hapësirat publike.

Bashkia e Kukësit pranon se do të shtojë katër vend depozitime të reja provizore për mbetjet e ngurta dhe ato të kopshtarisë në zonat ku duket se qytetarët kanë më shumë nevojë.

Sipas nënkryetarit Vladimir Spahiu do të shpërndahen edhe kosha të rinj në pikat e caktuara për mbetjet urbane duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për të ruajtur mjedisin. Bashkia kërkon nga inspektoratet përgjegjëse të kontrollit të territorit të vendosin para ligjit çdo shkelës.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?