Kukës/ Po transportonte 70 kg kanabis nga dogana e Morinës, arrestohet 48-vjeçari nga Rumania! E kishte fshehur drogën në pjesën e poshtme të makinës (VIDEO)

8 Janar 2023, 09:12| Përditesimi: 8 Janar 2023, 10:49

  • Share

KUKËS- Një 48-vjeçar ka rënë në pranga pasi është kapur duke transportuar drogë. Florin Balanescu nga Rumania po transportonte 70 kg kanabis nga dogana e Morinës kur u arrestua nga policia. Ai kishte si synim që drogën ta transportonte në një nga vendet e BE.

48-vjeçari e kishte fshehur dorgën e ndarë në pako në pjesën e poshtme të makinës. Kanabisi u sekuestrua bashkë me automjetin, si edhe dy celularë.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?