Kukës/ Po trafikonte 32.7 kg kanabis drejt Kosovës, pranga 38-vjeçarit! Drogën e fshehu poshtë tapicerisë, arrestohen dy organizatorët (VIDEO)

14 Nëntor 2023, 11:14| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 15:08

  • Share

KUKËS- Një 38-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Qafë Prush, pasi ka qenë duke transportuar 32.7 kg kanabis drejt Kosovës. Në pranga kanë rënë edhe dy organizatorët e trafikut të kanabisit, të cilët janë arrestuar në Kosovë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në pako dhe ishte fshehur në tapicerinë e makinës poshtë sediljes së shoferit. Ajo është zbuluar nga kontrollet policore dhe është seksuetaruar në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin tip ‘Peguot’. 38-vjeçari Jetmir Krasniçi do e transportonte drogën nga Shqipëria në Kosovë kundrejt parave.

“Gjatë operacionit, në dalje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Jetmir Krasniçi,  38 vjeç, banues në Gjakovë, pasi nga kontrolli në automjetin tip “Peugeot” që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Sasia e lëndës narkotike, e ndarë në disa pako, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 38-vjeçarit.

Nga hetimet rezultoi se shtetasit Jetmir Krasniçi, automjetin së bashku me lëndën narkotike, ia kishin dhënë në Morinë, shtetasit G. M., nga Kosova, dhe A. A., nga Maqedonia e Veriut. Shtetasi Jetmir Krasniçi, kundrejt pagesës, do ta kalonte lëndën narkotike, në Kosovë, nëpërmjet PKK Qafë Prush”, njofton policia.

Dy organizatorët G. M., nga Kosova, dhe A. A., nga Maqedonia e Veriut, i kishin vënë 38-vjeçarit në dispozicion makinën dhe më pas do e paguanin transportin e kanabisit. Ata janë arrestuar në Kosovë. Ndërkohë, policia thotë se në trafikun e drogës janë të përfshirë edhe një serb dhe dy maqedonas dhe po punohet për arrestimin e tyre.

Droga e sekuestruar

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 14/11/2023 11:54

    Keto zbulime behen vec me informacion, ka shume pak shance qe policia ta zbuloje ne menyre te rastesishme. Pushime te mbara ne burg shoku, i pafsh hajrin "biznesit".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?