Nis puna për rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatrat në Has me Kosovën

22 Mars, 10:39| Përditesimi: 22 Mars, 11:00

  • Share

Është kërkuar prej vitesh por mesa duket Dobruna dhe disa fshatra të njësisë Golaj në Has do të kenë rrugën e asfaltuar dhe sipas standardeve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur punën për rikonstruksionin e kësaj rruge 8,5 kilometër e me një vlerë 1.2 milion euro.

Kryetari i bashkisë Has, Miftar Dauti tha se aktualisht po punohet me shtresat e nevojshme në trasenë e rrugës e më pas do të vijohet me asfaltimin e saj. 

Rruga u shërben fshatrave që shtrihen përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

Për kryetarin e bashkisë, kjo rrugë do të ketë impakt pozitiv e që lidhet me zhvillimin e kësaj zone.

Dobruna dhe fshatrat e njësisë Golaj nuk do të jenë të vetmet përfituese për infrastrukturën rrugore. Kryetari i bashkisë tha se në qershor pritet të nis një tjetër investim i rëndësishëm për rrugen Gorozhup Pogaj, e cila financohet nga qeveria e Kosovës.

Fshtarat e zonave ndërkufitare janë shpopulluar vitet e fundit, por këto investime, sipas kryebashkiakut Dauti do të rikthejnë banorët e do ti japin përparësi turizmit, blegtorisë, bimëve medicinale etj. 

Bashkia e Hasit ka një gjatësi të konsiderueshme të vijës kufitare me Kosovën dhe synon të thithë sa më shume fonde nga BE të destinuara për projektet e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri- Kosovë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?