Motori i sekuestruar dhe 50 eurot

Kukës/ Me 50 euro tentoi të korruptonte punonjësit për të kaluar kufirin me një motor të trafikuar, në pranga 21-vjeçari

12 Korrik 2022, 09:00| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 09:38

  • Share

KUKËS- Një 21-vjeçar me iniciale B.Th., nga Prizreni ka rënë në pranga pasi gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Morinës, tentoi të korruptonte me 50 euro punonjësit për të kaluar me një motor të dyshuar si të trafikuar, motori që 21-vjeçari drejtonte ishte i ndryshëm nga ai i paraqitur në dokumente.

Si rezultat, i riu akuzohet për: "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Trafikimi i mjeteve motorike".

Motori u sekuestrua në cilësinë  e provës materiale.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?