Eurot e sekuestruara

Kukës/ I kishin të padeklaruara, sekuestrohen 28 500 euro në pikën kufitare të Morinës

27 Dhjetor 2022, 10:05| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 10:09

  • Share

Një shumë prej 28 500 euro është sekuestruar në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Policia kufitare e Morinës ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjer shtetasin D. Sh. 

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 27/12/2022 10:16

    Po keta a nuk jane nga ata qe kryeministrì aktual do tu lejoj dhe mundesoj amnistimin deri 2 milion Euro???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?