Foto ilustruese

Kukës/Ishte dënuar me burgim në Rumani, arrestohet 24-vjeçari

9 Qershor 2022, 16:11| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 16:21

  • Share

24-vjeçari Enis Mustafa, banues në Kosovë është arrestuar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

24-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi pasi Gjykata Sannicolau Mare-Rumani, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale "Emigracioni i paligjshëm", parashikuar nga Kodi Penal i Rumanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese rumune vijon procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?