Municioni i sekuestruar 39-vjeçarit

Kukës, dhunoi bashkëshorten, arrestohet 39-vjeçari, në banesë i sekuestrohet një municion luftarak

6 Prill, 12:20| Përditesimi: 6 Prill, 17:55

  • Share

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës. Q.D., dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten.

Falë informacioneve të marra nga inteligjenca policore u bë e mundur vënia në pranga e 39-vjeçarit.

'Në zbatim të masave të planit operacional të koduar "Sundimi i ligjit", si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshortën e tij.' thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij, u gjetën 14 kapsolla detonatorë, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensivë dore dhe 5 krehra automatikësh. Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë në Kukës.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?