Kukës, bora izolon fshatrat e Shishtavecit, banorët: Kemi 1 javë të izoluar, të sëmurët i transportojmë në krahë

26 Janar 2022, 19:25| Përditesimi: 26 Janar 2022, 19:45

  • Share

Prej disa ditësh fshati Shtrezë në Shishtavec të Kukësit është izoluar nga bora. Dimri është i ashpër me reshje të dendura e temperatura disa gradë nën zero.

Shoferi i linjës Shtrezë-Kukës na tregon se prej një jave nuk e ka lëvizur furgonin. Të sëmurët i transportojnë në krah duke çarë me vështirësi borën që shkon deri në 40 centimetra.

"Ka një javë që nuk kemi lëviz, fadroma këtej s'ka ardhur jemi 20 familje sa e vështirë kur je i bllokuar s'ke ca bën bora s'të lë me lëviz. po për të sëmurët në krah se s'ke ca bën tjetër po fshatrat e tjerë janë hapur disa si kanë hap po me energjinë elektrike ka pasur ditë që s'ka pas energji, por edhe ka", thotë shoferi i linjës Shtrezë-Kukës. 

Ata kërkojnë që bashkia të çojë fadromat për të hapur rrugën prej 1 km që lidh fshatin e tyre me aksin nacional Kukës-Shishtavec. Po kaq e vështirë është jetesa gjatë dimrit për banorët e fshatit Topojan. Një i moshuar shprehet se problemi më i madh është shkollimi i fëmijëve.

"Borë prej 4 muajsh pa ndërprerë,  kërkojmë ndihmën e pushtetit qendror që kjo rrugë 10 mësues nga Kukësi shkojnë të japin mësim në Topojan. Kemi vështirësi neve është fshat me tokë jo pjellore. Mungon uji për vaditje, për gjatë dimrit s'ka punë në blegtori për 4 muaj jemi të bllokuar çdo lloj aktiviteti. Bazën ushqimore e sigurojmë dhe e ruajmë nga vera", thotë ai.

Akset nacionale janë të kalueshme në Kukës, përfshirë dhe Rrugën e Kombit, por problem mbeten rrugët në fshatrat malorë të Shishtavecit dhe Arrënit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?