Kukës/ Banesat në fshatin Përbreg nën ujë prej një muaji, shkak rritja e nivelit të Fierzës! Banori: Ka ngelur të shkoj në shtëpi me not

25 Qershor 2023, 16:37| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 17:53

  • Share

5 familje nga Përbregu i Kukësit prej 1 muaji janë të “pushtuar” nga uji i cili ka vërshuar deri në oborrin e shtëpisë. Rritja e nivelit të ujit në mbi 296 metra në liqenin e Fierzës ka shkaktuar shumë probleme. Rruga e fshatit është e përmbytur, rrjeti i ujësjellësit ndodhet nën ujë, mbeturinat pluskojnë në oborre…

“Na ka marrë tokat liqeni, e ka kaluar kuotën, vetëm pak bace ka. Përbregu ka qenë i mrekullueshëm, tani ka pislliqe kudo.

Uji s’ka ardhur kurrë, kam një shpi të vjetër aty afër, tani vetëm nëse shkojmë me not. Këtë vit është e pamundur të shkosh. Ka sjellë mbeturinë, zarzavatet s’po behën më”, thonë banorët.

Teksa dhe temperaturat e larta kanë prekur vendin, banorët të frikësuar nga infeksionet për shkak të ndotjes, janë detyruar të marrin vetë masat e dezinfektimit

“Rrugët të gjitha i kanë zënë, vjen lopa dhe kullot pasi ikën liqeni. Më para bëja fasule, tani është e zhytur nën ujë. Disa fëmijë i ka kapur temperature 40”, thotë një banor.

Kjo situatë e cila përsëritet vazhdimisht sa herë liqeni arrin mbi kuotën maksimale ka sjellë edhe shpopullimin e fshatit, duke mbetur tashmë rreth 300 banorë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Italia si moter: 25/06/2023 19:00

    Keshtu te ndodh kur nderton ne vendin e gabuar ,mesoni notin po te doni te jetoni ose largohuni ne shtepite ku keni qe e me perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?