Foto ilustruese

Kukës/ Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Milot-Morinë, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

15 Maj, 10:44| Përditesimi: 15 Maj, 10:53

  • Share

KUKËS - Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi mbrëmjen e djeshëm aksidentoi për vdekje një këmbësor rreth të 60-ave.

Siç bëhet me dije nga njoftimi i policisë, A.M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, në fshatin Gjegjan, ka përplasur për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.

'Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasit që humbi jetën në aksident dhe materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 15/05/2024 14:36

    Njerez qe ecin ne autostrade ne erresire dhe arrestohet shoferi?! Ngushellime familjes per humbjen e te afermit, por lironi robin qe shkon autostrades me makine, ndonese mund te kete qene shpejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?