Kukës 3 persona të stafit mjekësor rezultojnë pozitiv me COVID-19

16 Prill 2020, 10:25| Përditesimi: 16 Prill 2020, 10:28

  • Share

Rritet  numri i personave të prekur nga Covid 19 në qytetin veriror të Kukësit. 3 persona të tjerë pjesë e stafit mjekësor të spitalit të Kukësit kanë rezultuar pozitiv. Burime bëjnë me dije se të infektuar janë dy infermiere dhe 1 radiolog.  Me tre rastet e reja numri i personave të prekur në qytetin e Kukësit shkon në 9 ndërsa në rang qarku 26, një prej të cilëve banor i Hasit ka humbur jetën. Kukësi regjistron 9 raste ,Hasi 13 raste dhe Tropoja 4 raste të personave të prekur me COVID-19. Ishin pikërisht Hasi dhe Tropoja dy vatrat e para me Covid 19, që prej të martës që u shtri më pas dhe në Kukës.Të gjithë personat e infektuar në qytetin e Kukësit janë në karantinë në shtëpitë e tyre dhe fatmirësisht gjendje shëndetësore e tyre deri më tani është e qëndrueshme.


Lajmi kryesor:

Humb jetën një 64-vjeçare e intubuar prej dy javësh, 24 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit (VIDEO)


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?