Kujtohet 115-vjetori i shfaqjes së parë teatrale në Vlorë, ‘Vdekja e Pirros’ u vendos në skenë në janar 1908, i parapriu shpalljes së pavarësisë

2 Shkurt, 16:42| Përditesimi: 2 Shkurt, 16:53

  • Share

Përpara se Ismail Qemali të shpallte Pavarësinë në Vlorë, Klubi “Labëria” kishte vendosur në skenë shfaqjen teatrale “Vdekja e Pirros”, vepër e patriotit Mihal Grameno. Kjo është shfaqja e parë teatrale për Vlorën që daton në vitin 1909.

“Klubi Labëria ka qenë organizim i patriotëve të Vlorës që i parapriu shpalljes së Pavarësisë”, tha Skënder Spahiu drejtor i muzeut etnografik.

Ngjarja bëri bujë për kohën, tregon Skënder Spahiu, teksa kujton këtë datë të rëndësishme për kulturën dhe traditën e qytetit të Flamurit.  

Drama “Vdekja e  Piros” me libret të Jani Minges u vendos në skenë në ambientet e klubit patriotik “Labëria” që sot mban emrin “Muzeu Etnografik”.

“Ne jemi në ambiemtet e muzeut, ku 115 vite më parë u vendos në skenë “Vdekja e Pirros” me libret të Jani Mingës dhe aktorë amatorë, qytetarë të Vlorës që kishin pasion teatrin”, tha me tej Spahiu.

“Një ndër të veçantat e organizimit të shfaqjes teatrale ishte se në të morën pjesë njerëz nga të gjitha besimet fetare, për të dhënë mesazhe të bashkimit Kombëtar. Me shfaqjen e dramës “Vdekja e Pirros” u kristalizua bërthama e grupit të parë e teatrit të Vlorës. Ndersa me pas u vijua me shfaqje te tjera deri në ngritjen e teatrit profesionist “Petro Marko” në vitin 1962.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?