Kujtohen Petro Marko, Vedat Kokona
Jakov Xoxa, Musine Kokalari…

2 Maj 2013, 09:10| Përditesimi:

  • Share
PRISHTINË - Panairi i 15-të i librit i Prishtinës do të mbahet nga data 3-9 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë. Edhe këtë vit, ky panair do të organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Duke qenë panair jubilar, do të ketë shumë risi dhe një varg aktivitetesh, që përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare, si: 100-vjetori i lindjes të Petro Markos, 100-vjetori i lindjes të Vedat Kokonës, 100-vjetori i lindjes të Isuf Luzajt, 90-vjetori i lindjes të Jakov Xoxës, 90-vjetori i lindjes të Vehap Shitës dhe 30-vjetori i vdekjes së Musine Kokalarit.

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të panairit.

Këtë vit SHBK-ja do të nderojë me trofeun e panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në prozë, poezi, kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë, përkthim letrar, projektin kapital, si dhe stendën më të vizituar.

Redaksia Online
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?