Kujtim Gjuzi thirret në SPAK, ende e paqartë arsyeja: Kam takuar 2700 njerëz si deputet

8 Maj 2023, 12:07| Përditesimi: 8 Maj 2023, 12:17

  • Share

Kujtim Gjuzi, ish-deputet dhe kreu i Partisë Konservatore është paraqitur në SPAK paraditen e së hënës. Është e paqartë se cila është çështja për të cilën ai është thirrur për të dhënë llogari.

Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Gjuzi refuzoi të tregonte se për çfarë ishte thirrur, por theksoi se më rëndësi është që shteti i së drejtës funksionon.

 “Nuk mund të flas për çfarë u thirra. Kam pritur 2700 njerëz kur isha deputet. E rëndësishme është që shteti i së drejtës funksionon”, u shpreh Gjuzi.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?