Kujtim Gjuzi përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

26 Qershor 2020, 13:48| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 13:49

  • Share

Deputeti Kujtim Gjuzi është përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Thuajse në cdo seancë plenare nuk kanë munguar replikat e tij me kryetarin e Kuvendit, ndërkohë që Gramoz Ruçi e ka paralajmëruar disa herë për përjashtim.

"Sipas Urdhrit të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuvendit, për shqyrtimin e ankesës  së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë”. Për shkak se deputeti Kujtim Gjuzi nuk ishte i pranishëm, mbledhja u shty për ditën e hënë, datë 29 qershor, ora 12:00" thotë Kuvendi.

Lajmi në përditësim....

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?