Kujtim Gjuzi mohon dhunën ndaj djalit dhe bashkëshortes: Ajo u nxit pasi i kallëzova të motrën

2 Mars 2020, 16:20| Përditesimi: 2 Mars 2020, 16:27

  • Share

1558960316_gjuzi.jpg

Pas lajmit të publikuar në Shqiptarja.com se deputeti Kujtim Gjuzi ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit në rrjetet sociale. Gjuzi shkruan se nuk i ka dhunuar kurrë ata, ndërsa e cilëson denoncimin një nxitje nga motra e bashkëshortes e cila, thotë ai, është denoncuar në polici prej tij.

"Kujtim Gjuzi deklaroj me përgjegjësi: S'kam dhunuar kurrë djalin e bashkëshorten që ndikohet nga motra e kallëzuar në polici nga unë", shkruan Gjuzi.

Postimi i Kujtim Gjuzit


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Deputeti Gjuzi dhunon gruan e djalin, gjykata: Qëndroi 200 metra larg dhe largohu nga shtëpia (VENDIMI)


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?