'Kujtesë kundër egoizmit kombëtar'/ Fuga: Vendet e pasura mund ta blejnë vaksinën ndaj COVID, po ja që një mutacion mund ta bëjë të padobishme!

20 Dhjetor 2020, 21:54| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 22:14

  • Share

Qeveria shqiptare ka reaguar për herë të parë pas shfaqjes së variantit të ri të COVID-19  që u shfaq në Britaninë e Madhe. Reagimi i parë ka ardhur nga drejtori i Komunikimin në zyrën e Kryeministrisë, Endri Fuga. Duke shpresuar se ky variant i ri i COVID, nuk do e bëjë rezistent ndaj vaksinës, Fuga shkruan se ky është një tregues se në betejën kundër këtij virusi duhet një vaksinim universal.

“Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë COVID-19 rezistent ndaj vaksinës ekzistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar. Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por ja që një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme. Vaksinimi universal është një domosdoshmëri,”- shkruan Fuga.


Lajmi kryesor:

Varianti i ri i COVID krijon frikë në Evropë/ Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria ndalojnë fluturimet me Britaninë e Madhe! Gati dhe Franca


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?