Ish-kryeministri Sali Berisha

Kujt i interesonte grushti i djeshëm?

7 Dhjetor 2022, 15:12| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 15:13

  • Share

Unë besoj se incidenti i djeshëm me Sali Berishën ishte thjeshtë dhe vetëm një rastësi. Një akt i dëshpëruar, i një njeriu me probleme, siç konfirmojnë edhe familjarët dhe mjekët e tij.

Është një incident që ndonëse në Shqipëri ndodh për herë të parë, çka e bën edhe më të vështirë për tu harruar, e kemi parë vazhdimisht në vende të tjera, madje me demokraci shumë më të konsoliduar se kjo e jona.

E kemi parë në Shtetet e Bashkuara, kur Presidentit Bush i gjuajtën me këpucë. E kemi parë në Italinë fqinje kur Kryeministrit Berluskoni i gjuajtën me statujë. E kemi parë se fundi shpesh edhe në Francë, ku Presidentit Makron herë pas here i gjuajnë me grusht apo shpullë. Dhe pavarësisht rasteve të përsëritura, rojet e Presidentit francez nuk arrijnë dot të shmangin gjithmonë këto lloj aktesh. Plotësisht të dënueshme, për këdo.

Por ajo që kemi parë në Shqipëri e nuk kemi parë në asnjë vend tjetër janë reagimet.

Reagimet e rojeve, të cilët në vend të siguroheshin për shëndetin e personit që supozohej të ruanin e të bllokonin agresorin, iu sulën këtij të fundit duke e mbytur në dru dhe tërhequr zvarrë nëpër rrugët e Tiranës, duke harruar plotësisht se ç’po ndodhte ndërkohë me Berishën. Reagimet e opozitës, me në krye Sali Berishën vetë, që drejtoi gishtin tek Kryeministri Rama duke e cilësuar atë si organizatorin e incidentit.

Këto lloj reagimesh në fakt nuk i kemi parë në asnjë nga rastet e përmendura me lart dhe llogjika ta do që këto të kenë qenë reagime emocionale të momentit të parë. Por në fakt, nëse vëren me kujdes frymën e diskursit politik në Shqipëri, akuzat e forta dhe kërcënimet e vazhdueshme, bën sens që në një klimë të tillë të tensionuar të kemi raste të tilla dhune. Që sigurisht, nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë, por që ato të mos ndodhin klasa jonë politike, e në këtë rast Sali Berisha me Ilir Metën si dy promotorët kryesorë të gjuhës së konfliktit, duhet të ulin tonet, të ofrojnë alternativa në vend të sharjeve, ide në vend të urrejtjes.

Edi Rama mund të ketë shumë të meta, por ditën e djeshme Edi Rama i dhuroi Shqipërisë dhe shqiptarëve një spektakël të vërtetë politik, që pati jehonë në të gjithë median ndërkombëtare e që i la “pa mend” të ftuarit e tij. Dhe ditën e djeshme Edi Rama ishte ai që i interesonte më pak se kushdo tjetër incidenti i Berishës. Madje më pak se edhe vetë Berishës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leo: 07/12/2022 18:16

    O plak te gjitve i interesonte. Te gjithe atyre ne nenave qe kane humbur djemte e vajzat prej ketij plere. Po me siguri i interesonte qe ta kishin hequr qafe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?