Kujdesi për higjienën; Nxënësit të lajnë duart sa herë të prekin hundën, sytë dhe gojën

23 Gusht 2020, 12:23| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 12:26

  • Share

Ministria e Shëndetësisë u kërkon strukturave të arsimit që të shpërndajnë mesazheve sensibilizuese për të ndërgjegjësuar nxënësit dhe që të mbahen në komunikim të vazhdueshëm për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda dhe jashtë shkollës. Nxënësve duhet t’u flitet çdo ditë për rregullat e higjienës, larjen e duarve, mënyrën e kollitjes, teshtitjes dhe mbajtjen e maskës. Çdo nxënës në shkollë duhet të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës, etj. Në protokoll kërkohet që të minimizohet prekja e herë pas hershme e maskës, të kihet kujdes që gjatë heqjes të kryhet nga pjesa e pasme e maskës si dhe larja e menjëhershme e duarve apo përdorimi i dezinfektantëve në fund të këtij procesi. Duhet të sigurohen nga struktura arsimore: uji i rrjedhshëm, sapuni i lëngshëm, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në të gjithë ambientet e shkollës. Gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës, çdo individ duhet të mbajë detyrimisht maskë (sipas specifikimit të grupmoshave). Dritaret duhet të mbahen të hapura, ose të paktën klasat të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit.


Lajmi kryesor:

Nga klasa e 6-të maska me detyrim, nxënësit me shoqërues në tualet, distancë 2 m! Udhëzimi për hapjen e shkollave: Çdo ditë duhet të plotësohet formulari (E PLOTE)


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?