Foto ilustruese

Kujdesej për bimët e kanabisit në ‘shtëpinë e barit’, arrestohet shqiptari në Angli

10 Janar 2023, 11:11| Përditesimi: 10 Janar 2023, 11:29

  • Share

BRITANI E MADHE- Një shqiptar është deklaruar fajtor për rritjen e kanabisit me vlerë mijëra paund në një shtëpi në qytetin Alfreton.

Pas denoncimit nga një banor i komunitetit lokal se ndjehej një erë të fortë kanabisi, oficerët kontrolluan pronën në Hall Street, Alfreton më 5 janar. Brenda gjetën 44 bimë, që vlerësohet të kenë një vlerë në tregun e pa ligjshëm prej 16,500 paundësh, e shumë sytha të gjetura duke u tharë me vlerë rreth 21,000 paund.

Lavdim Jukupi, 31-vjeç  nga Ashford Street, Shelton në Stoke-on-Trent, u pa duke u përpjekur të largohej nga adresa, por më pas u arrestua nga oficerët. Shqiptari u akuzua për kultivimin e bimëve kanabis dhe u deklarua fajtor në gjykatë dhe u dërgua në burg, ndërsa dënimi ndaj tij pritet të shpallet më 30 janar.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?