Foto ilustruese

Kujdes nga pluhuri që vjen nga Kina: Sjell Covid-19 në Korenë e Veriut

23 Tetor 2020, 12:38| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 12:53

  • Share

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë brenda për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë” që fryn nga Kina mund të  sjellë Covid-19. Pas njoftimit rrugët e kryeqytetit Pyongyang ishin praktikisht të zbrazëta pas paralajmërimit, njofton BBC.

 Koreja e Veriut, pretendon se nuk ka asnjë rast aktiv me Covid-19 dhe që nga janari  ka marrë të gjitha masat e nevojshme , duke mbyllur kufijtë dhe duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve.

Televizioni Qendror Koreani kontrolluar nga shteti transmetoi segmente të veçanta të motit të mërkurën, duke paralajmëruar një fluks i pluhurit të verdhë do të prekte vendin.

Pluhuri i verdhë i referohet rërës nga shkretëtirat mongole dhe kineze që fryjnë në Korenë e Veriut dhe të Jugut në periudha të caktuara të vitit, e përzier me pluhur toksik  dhe që prej vitesh ka ngritur shqetësime shëndetësore në të dy vendet.

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka arsyetuar se ka disa hulumtime që tregojnë se Covid-19 transmetohet nga ajri prandaj të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm. Sipas studimeve të fundit të Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve virusi mund të qëndrojë në ajër për disa orë, megjithatë theksohet se është tejet e vështirë për t’u infektuar në këtë mënyrë. Media në Korenë e Jugut madje e konsideroi një pretendim të tillë si të pamundur.

Pavarësisht pretendimit se vendi nuk ka raste me koronavirus, ekziston frika e madhe rreth Covid-19 në Korenë e Veriut dhe udhëheqësi Kim Jong-un ka mbajtur takime të nivelit të lartë për t’u siguruar që kufizimet e forta të vazhdojnë në vend.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?