Kujdes nga helmimi gjatë festave! Ylli Merja tregon pijen rigjallëruese në rast helmimi nga ushqimi

26 Dhjetor 2023, 14:32| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 16:23

  • Share

Gjatë ditëve të festave shumë njerëz bëhen pjesë e helmimeve nga ushqimi që konsumojnë në këto ditë. Përzërja e pijeve alkoolike dhe joalkoolike apo konsumimi i mishit të ndenjur, përzierja e ushqimeve të ndryshme janë disa  prej gabimeve që njerëzit bëjnë, të cilat shkaktojnë helmime.

Në vijim të bisedës mbi kujdesin që duhet të tregojmë në tryezën festive në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja jep disa këshilla tepër efikase dhe tregon si të përgatisim një pije rigjallëruese në rast helmimi nga ushqimi.

“Në 0.5 litër ujë zieni për 2-3 minuta: 2 lugë gjelle boronicë, 1 lugë borzilok, 1 lugë mendër. E lëmë të ftohet çaji për 10-15 minuta. Ndërkohë pini 2-3 gota ujë të ngrohtë ku keni hedhur 1-2 lugë kafeje kripë dhe 2 lugë çaji sodë buke. Ujin e ngrohtë nxirreni nga goja duke qëndruar të ulur me kokën poshtë. Pas këtij veprimi, pini 2-3 gota nga çaji i mësipërm” sugjeron Merja.


Lajmi kryesor:

Ju tregojmë ‘sekretet shtëpiake’ për tryezën festive! 'Minuta e artë', Ylli Merja: Si të stabilizoni tensionin dhe diabetin në rast urgjence


MC/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?