Foto ilustruese

Kujdes, moti i keq ka ‘pushtuar’ vendin! Ja veprimet kryesore para se të ngisni makinën këto ditë me shi

5 Nëntor 2023, 11:24| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 11:27

  • Share

Prej ditës së premte vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’ duke lënë pas dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe disa qarqe të tjera të vendit. Shiu dhe breshëri i dendur shkaktuan edhe aksidente me vdekje.

Në këto situata të pazakonta, kujdesi nis para drejtimit të makinës dhe shoferi duhet të jetë vigjilent të sigurohet se pjesët e automjetetit janë në gjendje të mirë pune. Dritat, fshirëset e xhamave dhe gomat janë më kryesoret.

Këshillon që në kushtet e motit të lagësht duhet ecur “më ngadalë se zakonisht”, pasi për shkak të pranisë së ujit në rrugë, koha e reagimit të automjetit është më e ngadaltë.

Distanca e sigurt mes makinave është gjithashtu me rëndësi të veçantë. Kjo pasi frenimi i makinës në rrugët me shi është i vështirë. Prandaj këshillohet shmangia e frenimit të rëndë dhe ngadalësimi gradual i shpejtësisë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?