Kujdes me gjuhën kur fëmija fillon të mësojë fjalët e para, tre elementët bazë

30 Gusht 2020, 17:45| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 17:48

  • Share

Te mësuarit e fjalës nga fëmija kërkon shumë perqendrim, energji dhe mund, pasi duhen gërshetuar tre elementët bazë, që e realizojnë këtë proces, të cilët janë: aftësitë gjuhësore, mendore, dhe sociale. Të rriturit pranë fëmijës, prindër, edukatorë dhe mësues, duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë proçes kaq të ndërlikuar të fjalës. Fjala nuk eshte nje shabllon apo emertim I nje sendi apo dhe personi, ne rradhe te pare fjala eshte maredhenie, komunikim dhe krijim.

Ata, të rriturit, përveç që duhet të zgjedhin me kujdes fjalët dhe ti artikulojnë saktë, por duhet të respektojnë edhe etikën e të folurit që femija te mund te arrije nivele sa me te avancuara gjuhesore. Te rriturit duke përdorur një fjalor bazik, e ngecin femijen ne nivele te ulta gjuhesore dhe per pasoje femija nuk arrin te realizoje rritjen e tij psikoemocionale. Menyra e komunikimit te te rriturit eshte modeli se si duhet te flasi femija dhe cfare fjalesh duhet te perdori.

Në rrugën tejet të ndërlikuar të rritjes, fëmijës i duhet në krah i rrituri, për të realizuar të kuptuarin e fjalës, aftësinë për ta përdorur në mënyra e çaste të ndryshme, pa harruar etikën, e cila shmang ose jo, nivelin e ulët të të folurit, dhe ruan cilesine e fjalës, pasi cdo njeri mendon nepermjet sasise dhe cilesise se fjaleve qe perdor. Ky proces pa të rriturin e përgjegjshëm nuk realizohet në më të mirën e mundëshme.

Komento

Komente

  • Përshëndetje: 30/08/2020 23:26

    Sh bukur. ,edhe fëmija kur ka filluar të shkojë në shkollë,është mirë të lexojë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?