Kujdes! Tre shenjat e horoskopit që vdesin për thashetheme

15 Prill, 10:33| Përditesimi: 15 Prill, 10:40

  • Share

Të gjithë shenjat e horoskopit pëlqejnë që të merren me thashetheme apo të flasin për ju, por këto tre shenja janë më të prirura se të tjerat duke mos bërë asnjë përjashtim as për miqtë që i rrethojnë.

Binjakët: I sunduar nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ai nuk ndalet kurrë së bëri thashetheme dhe veçanërisht kënaqet me atë që mëson t’ia përcjellë kujtdo që është në dispozicion. Pra, nëse i thoni diçka interesante kësaj shenje, ata nuk do të përmbahen dhe do ta përhapin lajmin kudo. Kështu që në rast se dëshironi që një informacion të qarkullojë sa hap e mbyll sytë, mos hezitoni ta ndani me një Binjak.

Gaforrja: Shumica e Gaforreve kanë një rreth të vogël miqsh që i mbrojnë me çdo kusht. Nëse i përkisni këtij rrethi asaj është në rregull. Përndryshe, nuk do të kurseheni nga thashethemet e saj. Gaforrja është vazhdimisht në kërkim të ngjarjeve të reja rreth tyre- kush po mashtron kë, kush u pushua nga puna, kush po kërkon një punë të re. Pasi t'i sigurojë ato, është vetëm çështje kohe para se të fillojë që t'i përhap ato. Edhe një lajm që nuk është në interesin e tij të përhapet pasi e ka të vështirë që të mbajë gojën ‘të kyçur’.

Virgjëresha: Ndryshe nga thashethemexhinjtë e tjerë të zodiakut, kjo është një ndër shenjat më të rrezikshme, sepse në vend që të ndajë detaje të vogla me ata që e rrethojnë, preferon të zbulojë sekretet dhe dramat e tyre më të errëta dhe personale. Natyrisht, nuk ngurron që të jetë kritike, pavarësisht nëse flet për një ndryshim karriere apo një ndarje.

 

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?