Kujdes çantat e rënda të shkollës, rrezik nga skolioza! Fizioterapisti: Çanta të peshojë sa 10% e peshës trupore të fëmijës

11 Shtator 2022, 21:11| Përditesimi: 11 Shtator 2022, 21:32

  • Share

Çantat e rënda të shkollës të mbushura me shumë libra, qëndrimi jo i drejtë në bankat e shkollës është një ndër shkaqet e shtimit të rasteve deformimeve të shtyllës kurrizore tek fëmijët.

Teksa nxënës dhe prindër po përgatiten për nisjen nesër të vitit të ri shkollor fizioterapisti Kleton Kadillari sugjeron që çanta e shkollës të mos jetë më e rëndë se 10% e peshës trupore të fëmijës.

“Është një problem shumë i rëndësishëm që duhet ta theksojmë e kushtojmë shumë vëmendje për prindërit që çojnë fëmijët në shkollë, pasi rëndësia e çantave të rënda të shkollës nuk ka të bëj vetëm me problemet e dhimbjes apo lodhjes që do të ndiejnë fwmijët, pot ndikon drejtëpërdrejtë në posturën  e tyre si  mund të jetë psh një fenomen që njihet si shpatulla e rënë ku çantat e rënda të shkollës shkaktojnë ulje të njërës nga shpatullat dhe një disbalanc muskulare në regjionin torakal në zonën e shpatullave. Gjithashtu përveç zonës posturale mund të shkaktoj dhe dhimbje kronike të cilat më vonë mund të jenë të vështira për t’u trajtuar. Pesha ideale e çantës do ishte sa 10% e peshës trupore.”-u shpreh fizioterapisti.

Mjeku ndan disa këshilla bazë për prindërit që të mos e neglizhojnë atë që njihet si “ shpatulla e rënë” tek fëmijët apo deformime të shtyllës kurrizore tek ta.

‘Prindërit duhet të marrin çanta që nuk janë më të gjera se busti i fëmijës e jo më të gjata se busti i fëmijës. Pjesët më tenda, pra librat të vendosen në fund të çantës që të bëhet një shpërndarje e çantës.’- tha mjeku.

Ekspertët rekomandojnë vizita periodike për ekzaminim të hershëm, pasi në moshat adulte trajtimi bëhet më i vështirë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endrit: 12/09/2022 11:27

    Si prind, mendoj se problemi kijohet nga mungesa e standarteve ne perpilimin dhe prodhimin e librave te shkolles, dhe rendohet akoma me shume nga makuteria e te tenderuareve per realizimin e ketyre botimeve. Jo vetem qe pesha e letres se perdorur eshte shume me e larte sec duhet, por numri i faqeve ne shume prej librave nuk e justifikon sasine e permbajtjes. Eshte fatkeqesisht tejet e zakonshme te gjesh faqe te tera me ilustrime te tepruara, dhe shume pak tekst shpjegues perbri ketyre ilustrimeve, dhe kjo per lende qe zhvillohen vetem 1-2 ore ne jave. Shumica e ketyre librave mund te ishin sa 1/10 e peshes aktuale, pa hequr asnje presje nga permbajtja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?