Kufoma e zhvarrosur në Librazhd dyshohet se i përket 'Renit të Elbasanit', tezja telefonon në Report Tv: Pse askush s’ka ardhur të na bëjë ADN? (VIDEO)

5 Nëntor 2022, 11:53| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 12:14

  • Share

TIRANË- Familja e Renato Hamzës të zhdukur prej muajit prill, ende nuk ka asnjë përgjigje nëse eshtrat e zhvarrosura nga autoritetet në fshatin Babje të Librazhdit janë apo jo të 21-vjeçarit. Tezja e të riut telefonoi në programinin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe tha se ende nuk janë bërë analizat e ADN-së me nënën e Renatos për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare nëse kufoma e skeletizuar e një personi të paidentifikuar është apo jo e djalit të tyre.

“U zhvarros Reni, po policia dhe as prokuroria nuk ka ardhur që të bëjmë ADN për të krahasuar, unë jetoj më nënën e Renatos, pse nuk vijnë t’i marrin nënës AND, Policia dhe Prokuroria nuk n aka ardhur, ka 3 ditë dhe nuk vijnë të ba bëjnë AND-në", ka thënë tezja në Report TV. 

Më datë 25 prill 2015, pak muaj pas zhdukjes së këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, në fshatin Babje të Librazhdit, nga banorët e zonës u gjet një kufomë e skeletizuar, e cila i përket një personi ende të paidentifikuar. Ndërkohë, veprimet e ndërmarra së fundmi nga autoritetet, ka shpresa se mund të çojnë në zbardhjen e fatit të 21-vjeçarit Renato Hamza, pasi dyshohet se këto eshtra i përkasin atij.

Me zhvarrosjen e kryer të mërkurën, zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/11/2022 23:07

    Nuk paguan per ADN kur eshte ceshtje kriminale dhe behet nga policia,ose gjykatat,sepse e kane per detyre,por paguan per cdo rast tjeter civil,si atesine,memesine,apo origjinen.S.d.q.nuk mund te mos vihen re shenja padurimi dhe nervozizmi tek te afermit e viktimes ne kete rast,gje qe eshte me se e kuptueshme.

    Përgjigju
  • gjergji: 05/11/2022 12:04

    Si ne cdo vend te botes duhet te paguani per analizen e ADN eshte e domosdoshme per cdo rast apo ngjarje te ndryshme.Qeveria e policia nuk jane organizata filantope

    Përgjigju
    • edmond( koder rreshen): 05/11/2022 19:38

      Po edhe "ndermarrje" fitim prurese Policin un se konceptoj dot ! Sipas llogjikes tende Gjergji i bie,te kemi 100 familje qe kerkojn te humburit e tyre,paguajn per, ADN dhe pas nje jave ju vjen pergjigja:Fati nuk qenka me ju ket her ?! Ishalla heren tjeter kur te zhvarrosim kufomen e rralles,provojeni prap te sportelet e pageses,per te gjetur te afermit tuaj!!!

    • Loni: 05/11/2022 13:51

      Ke shum te drejte gjergjit por ketu nukegziston asnje institucione... Duhet me e mire vesh nga tik-tok-u e Instagram e Facebook ngjarjet edhe dalin neshtyp per konferenca me metotadat e tyre speciale... Aman me keto histori jemi regjur sa ska me ...

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?