Dendias

Politikë

Kufiri detar Shqipëri-Greqi, kryediplomati grek Dendias: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

29 Qershor 2021, 18:15| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 18:37

  • Share

Teksa ka folur për marrëdhëniet shqiptaro-greke, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka prekur sërish ccështjen e kufirit detar mes dy vendeve.  Ai ka deklaruar se Greqia dhe Shqipëria, me vendimin për të referuar caktimin e kufijve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre bilaterale.

 “Ky vendim është shembullor në atë se si çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen kur të dy palët janë përqendruar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, tha Nikos Dendias në mesazhin e tij.

Këto deklarata kryediplomati grek i ka bërë në një organizim të zhvilluar online  nga ELIAMEP në bashkëpunim me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur Shqipëri (OSFA), mbi marrëdhëniet Greko-Shqiptare.

Në nisje të fjalës së tij, Dendias përmendi lidhjet historike midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe kontributin e Minoritetit Kombëtar Grek, po ashtu edhe atë të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe prosperojnë në Greqi, në krijimin e një ure të qëndrueshme miqësie midis dy vendeve.

Ministri i Jashtëm përsëriti gjithashtu se Greqia mbështet perspektivën Evropiane të Shqipërisë, ndërsa përmendi gjithashtu dhurimin e 20,000 vaksinave për të trajtuar COVID-19.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?