Kufiri me Malin e Zi, FA vendos pikëzime të reja në liqenin e Shkodrës (VIDEO)

24 Gusht 2020, 13:39| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 13:47

  • Share

Kufiri detar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi tani do të jetë më i lehtë për t'u dalluar, qoftë edhe natën. Këtë e thotë Ministria e Mbrojtjes, e cila thotë se në bashkpunim me palën e Malit të Zi, Helikopterët e Forcës Ajrore, lëshuan 6 bova të reja në liqenin e Shkodrës.

Ata që ishin më herët ishin dëmtuar, ndërsa 3 nga 6 bovat janë me sinjal ndriçues për natën.

"Peshkatarët shqiptarë dhe malazez, por edhe policitë kufitare të të dy vendeve do ta kenë më të lehtë të orientohen dhe të dallojnë vijën kufitare gjatë lundrimit në liqenin e Shkodrës.
Helikopterët e Forcës Ajrore, në mirëkuptim të plotë me palën malazeze lëshuan 6 bova të reja (shenja dalluese në liqen), ndër të cilat 3 me sinjal ndriçues për natën, të cilat ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin prej vitesh.
FA në krye të detyrës!"-
shkruan Xhaçka.

1598269627_159826932611847670431672252566465064880065194309876070n.jpg

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Parrucjani: 24/08/2020 17:11

    sa meter uj keni shit mo xhaçka?

    Përgjigju
  • NIKU NIKU: 24/08/2020 14:06

    ja paske maru fasho-piston elikopterit me? si puno tani? a harxho vaj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?