Kufijtë në rajon, Rama: Ballkani
është i lirë, secili ka ëndrrat e veta

27 Nëntor 2017, 18:36| Përditesimi:

  • Share
Pak ditë më parë Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik deklaroi se një pjesë mbi lumin Ibër do të jetë e Serbisë, ndërsa në Beograd kishte nga ata që e cilësuan si provokim mbledhjen e dy qeverive në Korçë.

I pyetur për këto deklarata, Rama u përgjigj në mënyrë diplomatike, ndërsa kryeministri i Kosovës nuk pranoi të komentonte.

Ballkani është i lirë, secili ka ëndrrat e veta. Ne nuk jemi këtu për të komentuar ëndrrat e të tjerëve, ne ëndrrën tonë e kemi të qartë dhe askush nuk na ndalon në realizimin e saj. Mbledhjet e dy qeverive nuk janë provokime.  Mbledhja e radhës do të jetë në Pejë’ tha Rama. 

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?