Kuçovë/ Djali humb kontrollin e motorit dhe përplaset me bordurën, humb jetën nëna e tij pasagjere

1 Shtator 2022, 18:02| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 18:38

  • Share

KUÇOVË- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj enjteje. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi.

Report Tv mëson nga burime zyrtare se drejtuesi i një motori, 20-vjeçari Leonard Pasho ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurat e rrugës, për pasojë ka humbur jetën nëna e tij, që ishte pasagjere. 

Viktima është identifikuar Miranda Pasho 46 vjeçe.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?