Kuçovë/ Plagoset me thikë 41-vjeçari, dërgohet në spital! Autori në arrati

17 Gusht 2023, 22:37| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 22:40

  • Share

KUÇOVË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Një 41-vjeçar, E.B., ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, në qytetin e  Kuçovës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Autori i plagosjes është larguar.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e tij.

Janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe po këqyren kamerat e sigurisë në zonë që mund të ndihmojnë grupin hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?