Kuçova pa drita që prej orës 8 të mëngjesit, qytetarët: Jemi ngrohur në diell sot! OSHEE Berat: Po kryhen punime për një projekt të Bashkisë

10 Shkurt 2022, 16:04| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 16:17

  • Share

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm i gjithë qyteti i Kuçovës, përfshi edhe zonat periferike e fshatrat, kanë qenë pa drita. Energjia elektrike mësohet se është ndërprerë prej orës 08:00 të mëngjesit dhe deri në mesditë nuk është lidhur ende. Sipas OSHEE Berat nuk bëhet fjalë për asnjë defekt elektrik, por se energjia është stakuar  për shkak të punimeve që po kryhen në qendër të qytetit, për një projekt të Bashkisë Kuçovë.

Qytetarët e Kuçovës pohojnë se nuk kishin marre asnjë njoftim për këtë shkëputje të energjisë elektrike nga ana e institucioneve përgjegjëse dhe se kjo situatë i ka gjetur ata të papërgatitur. Të ndodhur përballë këtij fakti, ata janë shprehur se në mungesë të energjisë elektrike, sot kanë dalë nëpër lulishte për t'u ngrohur në diell.

"Dolëm me gruan në diell ngaqë kishim ftohtë. Nuk e dimë se pse kanë ikur dritat, nuk na njoftoi njeri", thotë një qytetar.

"Kemi që nga ora 9 pa drita, nuk e dimë pse, as nuk na ka njoftuar njeri. Na i heqin shpesh dritat. Sot jemi ngrohur në diell" , shprehet një tjetër.

Nuk dihet se edhe sa orë do të zgjasë kjo situatë dhe as se kur do të rikthehet energjia elektrike në qytetin e Kuçovës, ndërkohë sipas OSHEE-së Berat, dritat në Kuçovë do të rikthehen mbrëmjen e sotme dhe rryma do të stakohet sërish të nesërmen.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?