Germano Mancini

Bota

Kubë/ Shënohet viktima e parë nga lija e majmunit, humb jetën 50-vjeçari italian

23 Gusht 2022, 10:52| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 11:02

  • Share

Karabinieri Germano Mancini, 50 vjeç është viktima e parë e lisë së majmunit, shkruajnë mediat italiane. Ai vdiq në Kubë, ku ishte me pushime që nga 15 gushti. Të shtunën Ministria e Shëndetësisë e Havanës njoftoi se kishte konstatuar rastin e parë zyrtar të infeksionit nga lija e majmunëve në Kubë.

“Një turist italian ka marrë diagnozën e lisë së majmunëve dhe ndodhet në gjendje kritike në një spital të kryeqytetit” , thuhet në një shënim të cituar nga mediat italiane.

Kapiten Mancini kishte ndjerë simptomat e para më 17 gusht dhe një ditë më pas shkoi te mjeku sepse ishte i sëmurë. Gjendja e tij u përkeqësua shpejt dhe në orët në vijim u desh “transferim urgjent për shtrim dhe mjekim intensiv, duke mbërritur në spital në gjendje shumë të rëndë”. Dje, Ministria Kubane e Shëndetësisë konfirmoi se, sipas mjekëve vendas, 50-vjeçari humbi jetën nga lija e majmunëve. 50-vjeçari italian po qëndronte në një shtëpi me qira dhe vizitoi disa vende në provincat perëndimore të Kubës. 

Nga lija e majmunëve deri më tani janë prekur mbi 16.000 persona në 72 shtete të botës. Simptomat e lisë së majmunëve janë temperatura, kokëdhimbja, dhimbja e muskujve dhe shpinës. Simptomat zgjasin për pesë ditë. Po ashtu, personat e prekur kanë skuqje në fytyrë, duar dhe këmbë, si dhe puçrra. Lia e majmunëve nuk përhapet lehtë mes njerëzve, mirëpo mund të bartet përmes kontaktit me lëkurën, nga rrobat apo peshqirët. Infektimi mund të kalojë pas 14-21 ditësh. Shpërthimi i lisë e majmunëve u raportua në fillim të majit në shtetet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, ku kjo sëmundje për një kohë të gjatë ka qenë epidemi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?