Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në EURO2024, Kurti: Festë e madhe që do vazhdojë

17 Nëntor 2023, 20:40| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 20:44

  • Share

1700250202_jujujuffff.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kombëtarja shqiptare është kualifikuar për herë të dytë në një kampionat europian. Pas barazimit me Moldavinë me rezultatin 1-1, Shqipëria u kualifikua në krye të grupit E për në Euro 2024.

Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe politika shqiptare, përfshirë dhe politikanët nga Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë dhe kombin shqiptar në tërësi për këtë arritje.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”- shkruan Kurti.


Lajmi kryesor:

Politika uron Kombëtaren për kualifikimin në Euro 2024! Begaj: E merituar! Rama: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?