Edi Rama

Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024, Rama: I bindur se kjo skuadër do na bëjë surpriza të tjera të bukura

21 Nëntor 2023, 08:48| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 09:05

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video të postuar në rrjetet sociale të disa prej momenteve të tifozëve gjatë mbrëmjes së djeshme në stadiumin “Air Albania”.

Rama shkruan se është i bindur që skuadra e kombëtares do të bëjë edhe surpriza të tjera të bukura gjatë kompeticionit “Euro 2024”.

“Mirëmëngjes, dhe me shijen e jashtëzakonshme të arritjes historike të Kombëtares, si edhe me bindjen se kjo skuadër e re do të na bëjë surpriza të tjera të bukura, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Mbrmjëen e djeshme Shqipëria u përball me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit në grupe për kualifikueset Euro 2024. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0, duke bërë që edhe me një pikë të fituar, kombëtarja shqiptare të kualifikohej e para në grup.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?