Meghan dhe Harry

Ku po i kalojnë ditët e karantinimit Meghan Markle dhe princi Harry (FOTO)

18 Mars 2020, 21:33| Përditesimi: 18 Mars 2020, 21:36

  • Share

Pothuajse e gjithë bota është kthyer në karantinë për shkak të koronavirusit.

Sipas Daily Mail, Meghan Markle dhe princ Harry ndodhen në karantinën 21 milionë dollarëshe në Kanada.

Pasi u shkëputën nga familja mbretërore në Britani, çifti ka investuar plot 21 milionë dollarë, për një super vilë luksoze, me një pamje të mrekullueshme.

Rrethuar me ujë dhe gjelbërim, me një arredim të mrekullueshëm, ku dominon bardhësia, Meghan dhe  Harry zgjodhën rezidencën në Kanada për të filluar një jetë të re.

Prona 6.900 metra katrorë përbëhet nga 6 dhoma gjumi dhe pesë banjo në të katër katet e shtrira në perëndim të Vankuverit.

Rezidenca nga ana e plazhit përbëhet nga në një seri pronash ekstravagante të quajtur “Golden Miles” dhe dritaret e saj ofrojnë pamje panoramike të oqeanit.

Ata gjithashtu janë të rrethuar me gardhe të larta dhe një mur izolues për të mbrojtur privatësinë e tyre.

Kujtojmë që Meghan dhe Harry u shkëputën nga familja mbretërore disa muaj më parë, duke shkaktuar mjaft debate në familjen mbretërore.

Ku po i kalojnë ditët e karantinimit Meghan Markle dhe princi Harry
1/6
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?