Ku fshihej GentiAn Bejtja pas atentatit ku iu vra kunati? Gazetarja zbulon detaje

21 Mars, 22:10| Përditesimi: 21 Mars, 22:33

  • Share

Gazetarja e kronikës Glidona Daci e ftuar në Report Tv në emisonin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço tha se Gentian Bejtja nuk strehohej në banesën e tij. Sipas gazetares që pas atentatit ndaj tij, kur iu vra kuanti, ai strehohej te një nga bazat e një grupi ku ish-miqtë e tij kanë pasur përplasje.

‘Atentati i Brilant Martinajt ndodhi në korrik 2022, është larguar për disa muaj dhe më pas është kthyer në 2023.

Pas atentat ku iu vra atentati ka qëndruar në qarkun e Lezhës në një nga bazat e një grupi ku ish-miqtë e tij kanë pasur përplasje. Nuk ka qenë në banesë ashtu siç pretendon babai. Di që kanë shkuar dhe kanë kontaktuar familjarët e Gentain Bejtjas që të bashkëpunonte me drejtësinë.’- tha gazetarja.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ 'Frontline' rindërton skenën e atentatit ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë (Video)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?