‘Ku do vesh mes bajgave?’ La Italinë për Lushnjën, fermeri entuziast: Merrem me mbarështimin e rosave, këtu është relaks! Fillimisht s'pata mbështetje

17 Janar, 22:05| Përditesimi: 18 Janar, 08:38

  • Share

“Këtu i thua stop stresit, është relaks nga ana mendore”.

Ka rinisur jetën nga e para në Lushnje. Për Ardjan Bakiun, zhvendosja nga Italia në vendlindje, ishte vendimi më i mirë që ka ndërmarrë ndonjëherë. Prej 3 vitesh merret me mbarështimin e peshqve dhe rosave në fshatin Mizë.

“Në fillim ishte peshku si prioritet. Ngaqë do i hidhnim misër peshkut, menduam të mbarshtonim rosat, t’ua hidhnim atyre dhe të bënim riciklim; sepse peshku rritet dhe me glasë. Fillimisht bleva 100 rosa. Periudha e mbarështimit zgjat deri në fund të prillit”, tregon Ardjani për iniciativën e re.

Vendimi i tij nuk u mbështet fillimisht nga familjarët, të cilët vendosën të qëndronin në Torino, Itali. Megjithatë, Ardjani i viziton shpesh. Shpreson që në një të ardhme, kur të kthejë këtë hapësirë në agroturizëm, t’i punësojë ata në Shqipëri.

“Kur e mora në fillim asnjë nuk donte. Me thonin ku do vesh mes bajgave, por avash avash u ambjentuan. Tani i ka hyrë në qejf”, tregon më tej.

E nisi gjithçka nga zero. Çdo kursim e investoi këtu, ndonëse nuk kishte njohuri rreth punëve të fshatit. Tashmë është bërë profesionist, madje ka arritur të përthithë informacionet e nevojshme që i duhen për t’u cilësuar i suksesshëm në këtë fushë.

“Vij që në 7 të mëngjesit tek ferma. Me kalimin e kohës mësohesh, të mëson puna sepse e bën njëherë gabim, do ta bësh herën e dytë mirë. Rosa cilësore vete 1,3-1,4 kg.   Nuk vete më e shëndoshë se nuk e lë uji. Rosa ka disa gjendra dhjamore që në ujë i shkrihen kurse po t’i rritësh në tokë ato vijnë erë, mbushen me dhjamë, nuk pjellin vezë”, shprehet Ardjani.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keci: 18/01/2024 09:26

    Ej si mund të nisesh diçka e të jesh i suksesshëm pa patur njohuri?! Me së paku ka lexuar ca libra apo ka dëgjuar nga dikush diçka, të tipit p.sh. peshqit ushqehen me gjasa.

    Përgjigju
  • Novara: 18/01/2024 00:06

    Bravo te qufte. Pac gjithmon te mira e zoti te dhente force ta realizosh ate agriturizmin se vertet vendi qenka super.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?