Pistoleta e përdorur nga shqiptari ndaj policisë spanjolle

Kthyen shtëpinë në plantacion marijuane, policia spanjolle arreston 3 shqiptarë, 1 prej tyre hapi zjarr

5 Mars, 17:53| Përditesimi: 5 Mars, 17:58

  • Share

Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë teksa njëri prej tyre hapi zjarr ndaj policisë mëngjesin e sotëm në Argentona në Maresme (Barcelonë). Në kuadër të një operacioni antidrogë, agjentët spanjollë po mësynin në një shtëpi e cila ishte kthyer në një plantacion marijuane.

Ndërkohë që agjentët po shpërthenin derën nga brenda shtëpisë ku ndodheshin shqiptarët u hap zjarr në drejtim të policisë. Për fat asnjë nga efektivët nuk u plagos falë jelekëve anti-plumb.

Më shumë detaje nga incidenti nuk dihen, pasi ato janë nën hetim nga Mossos d’Esquadra. Shqiptari i armatosur është arrestuar së bashku me dy personat e tjerë, po nga Shqipëria. Nuk është hera e parë që skuadrat spanjolle të Mossos d’Esquadra priten në mënyrë armiqësore në hyrjet gjyqësore për të çmontuar plantacionet e marijuanës.

Në një rast në Tarragona, Mossos arritën të zbulonin se trafikantët e drogës kishin elektrizuar derën për të parandaluar depërtimin e trafikantëve të tjerë.

Burime policore sigurojnë se është gjithnjë e më e zakonshme gjetja e armëve, pistoletave, sidomos nëpër plantacione. Shumica e të ndaluarve në këto plantacione janë me kombësi shqiptare, si ata të arrestuar sot në Argentona, ndonëse në zonat e Camp de Tarragona ka konkurrencë edhe nga mafia kineze që tashmë është fuqishëm në treg.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?