Vendi ku ishte kultivuar kanabisi

Kthyen qendrën sociale të braktisur në ‘shtëpi bari’, lihen në burg 6 shqiptarët e arrestuar në Britaninë e Madhe (EMRAT)

8 Dhjetor 2023, 10:54| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 11:03

  • Share

Gjashtë shqiptarë janë lënë në paraburgim nga autoritetet britanike nën akuzën se kthyen në “shtëpi bari” një prej qendrave sociale të braktisura në Leeds.

Gjatë operacionit të zhvilluar të hënën (4 dhjetor), oficerët zbuluan një fermë kanabisi qe vlerësohej deri në shumë 450 mijë paund.

Në vendngjarje u kapën edhe shqiptarët të cilët akuzohen për kultivim kanabisi.

Altior Deda, 30, Erijon Gjoka 21 vjeç, Edison Markeci 21 vjeç, Agostin Marku, 36, Ali Qerfozi, 41 dhe Andi Teta, 32, të gjithë nga Moorfield House, u paraqitën të martën në Gjykatën e Magjistraturës së Leeds ku u lanë në paraburgim.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?