Kthyen lokalet në sallë lojërash fati, arrestohet administratori në Tiranë, një tjetër në kërkim! 4 në hetim

20 Shtator 2023, 11:05| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 11:17

  • Share

Dy raste të organizimit të lojërave të fatit në ambientet e dy lokaleve në kryeqytet janë goditur nga policia. Administratori i njërit lokal është vënë në pranga, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, pas informacioneve të siguruara se dy shtetas kishin vënë në dispozicion lokalet e tyre, për organizimin e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Black Daën", si rezultat i të cilit janë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.  

▪️Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit A. M., në Rrugën e Durrësit, të cilin ky shtetas e kishte vendosur në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe sekuestruan, pajisje elektronike (një laptop, një tablet), të cilat shërbenin për vënien e basteve sportive dhe shpërndarjen e userave (llogarive) po për vënien e basteve tek persona të tjerë. Gjatë kontrollit të aparateve celulare të shtetasve A. K. dhe L. M., u gjetën të hapura, faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., L. M., të tre banues në Tiranë.  

▪️Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në rrugën "Nikolla Jorgo", në pronësi të shtetasit A. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 kompjuterë (slot machine), që shërbenin për lojëra fati. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi A. Z. dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin R. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim...

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?