Kthupi: PD s'ka bashkim me Berishën, është faktori i përçarjes! Fatos Klosi: Saliu vrau 4 njerëz për të treguar që 'jam zot i këtij vendi'

6 Shkurt, 22:39| Përditesimi: 6 Shkurt, 22:54

  • Share

PD zyrtarë është e prerë në vendimin e saj për të mos pasur asnjë bashkim me Rithemelimin. Sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi i ftuar në Repolitix në Report Tv tha se PD nuk bashkohet me një të shpallur non grata referuar këtu Berishës, por përjashtoi bashkim dhe me të gjithë ata që e mbështesin ish kryeministrin.

“Kemi një problem të madh është problem i përgjithshëm. Ju të gjithë shikoni situatën tani. Logjika është e tillë: Ka një pjesë të opozitës që shkon te sokaku i të marrëve e cila e ka ndarë objektivin politik: të ruajë figurën e Berishës, nuk ka projekt tjetër përveç mbrojtjes së Berishës... Pjesa që shkon te ballkoni i Romeos.

Grupi i dytë është i atyre që janë deputetë por s’kanë struktura poshtë. Bardhi ka një numër deputetësh por Bardhi s’ka degë, këshill kombëtar... Janë deputetë pa struktura. Ky grup proklamon teorinë e bashkimit. Nuk është konkretizuar kurrë. Projekti vazhdo për 1 vit për bashkim dhe s’ka rezultat. Grupimi i tretë, nuk ka thënë kurrë jo bashkimit por jo bashkim me një person non grata dhe kushdo  që i shkon pas një non gratë. Berisha sot është shkaku i përçarjes së PD".

Sa i përket faktit që Gazment Bardhi pas kthimit nga Amerika, dje shkoi për herë të parë në protestën e Rithemelimit poshtë ballkonit të Sali Berishës, për avokatin Përparim Çaça nuk ndryshon qëndrimin e Bardhit.

“Bardhi ka po atë qasje për mendimin tim. Te rrugica e Berishës shkoi se u ftua nga qytetarët. Për mua thjesht pati sedrës në kuptimin hajt po shkoj dhe unë, deri diku u ftua nga qytetarët”.

Ish kreu i SHISH Fatos Klosi tha Bardhi shkoi te Berisha se nuk i pëlqeu ajo që i thanë amerikanët. 

"Amerikanët e kanë Shqipërinë të rëndësishme. Amerika qëllim kryesor ka të ketë një shtet të fortë jo të korruptuar. Bardhin e thirrën në takim se është faktor. donin ti tregonin opinionin e tyre për soituatën në Shqipëri. Me sa duket vajtja te rruga e lirisë lidhet me faktin se atij s'i ka pëlqyer ajo që i kanë thënë amerikanët". 

“Partnerët tanë para demokracisë kërkojnë siguri dhe siguria nuk vjen me demokraci, janë dy fenomene që kanë një diferencë të madhe. Në këtë situatë më shumë duan siguri dhe siguria kërkon autokraci. Berisha vrau katër veta për ti treguar botës se unë jam zot i këtij vendi. Korrupsioni ka dorë në sigurinë e vendit por ka fenomene të tjera më të rëndësishme", shtoi klosi në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore, Fatos Klosi: Listat e hapura nuk bëhen, kërkesa 1 Zonë Kombëtare Zgjedhore e padrejtë! Haklaj: Bllokimi i komisionit, skenar i trekëndëshit


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?