Sociale

Kthjellime, por rënie temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

10 Nëntor 2021, 07:16| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 07:17

  • Share

Masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë, sipas MeteoAlb moti do të paraqitet i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare por do të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Këto kushte atmosferike do të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?