Moti

Kthjellime në të gjithë vendin, pasditja sjell shtim të vranësirave, ja parashikimi i motit për sot

24 Dhjetor 2020, 07:34| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 07:36

  • Share

Dita e sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare të cilat do mbizotërojnë në të gjithë vendin.

Pasditja do të sjellë shtim të vranësirave në skajin verior- veriperëndimor duke rrezikuar reshje të pakta, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C në 15°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?