Foto ilustruese

Kronikë

Kthjellime gjatë ditës dhe reshje shiu gjatë natës, si do jetë moti për sot

22 Prill 2021, 07:45| Përditesimi: 22 Prill 2021, 07:48

  • Share

Masat ajrore të ngrohta por me lagështirë me origjinë jugore do të diktojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Për pasojë pjesa e parë e ditës do të paraqitet me mot të kthjellët sipas meteoalb. Por pjesa e dytë e ditës sjellë një sistem me vranësira, të cilat gjatë orëve të natës do të gjenerojnë reshje fillimisht në zonat bregdetare dhje gradualisht përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditës  duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C.                           

Era do fryjë meatare në tokë por forcohet në det gjatë pasdites  me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa: Europa Lindore, qendra dhe pjeserisht Jugug mbeten me vranesira dhe reshje. Ndërsa me kthjellime dhe vranesira kalimtare mbetet veriu dhe Brigjet e Egjeut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?