Foto ilustruese

Kthjellime dhe vranësira kalimtare në mëngjes, por ja si do të ndryshojë moti pasditen e sotme

1 Mars 2020, 07:40| Përditesimi: 1 Mars 2020, 07:43

  • Share

Pjesa e parë e ditës paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës sjellë shtim të vranësirave në vend, ku më të dukshme do jenë në zonat veriore duke sjellë reshje shiu.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në 17°C.

Era do fryjë mestare deri e fortë me shpejtësi deri në 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Europa

Reshje dëbore, temperatura të ulta dhe herë pas here stuhi ere mbizotërojnë Europën Veriore dhe Qëndrore. Po ashtu Gadishulli Iberik dhe Rajoni Ballkanit mbeten me reshje shiu. Ndërsa kthjellimet dominojnë Brigjet e Egjeut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?