Kthjellime dhe vranësira, temperatura minimale deri në -7 °C...moti për sot

14 Mars 2022, 07:01| Përditesimi: 14 Mars 2022, 11:12

  • Share

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. E njëjta situate e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 13°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa
Europa qendore si edhe zona e alpeve vijojnë me vranësira dhe reshje të dendura shiu dhe dëbore. Gjithashtu; shira të dendur dhe stuhi ere do të ketë në gadishullin Iberik ndërsa pjesë më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po-ashtu ne ndikimin e motit të kthjellët, por me temperatura të ulëta mbetet rajoni i Ballkanit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?